E RËNDË/ I riu qëllon me thikë në kokë e zemër tezen dhe burrin e saj në Korçë

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në Korccë, ku mësohet sekanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh në fshatin Pendavinj.

Autori i ngjarjes dyshohet se është nipi i gruas, i cili është shoqëruar në polici ndërsa nuk dihet ende motivi i këtij konflikti.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të qarat e zonjës, që më pas kanë dalë dhe kanë njoftuar policinë. Derimë tani njoftohet se gjendja e çiftit që ka mbetur i plagosur është e rëndë, ndërsa kanë marrë plagë me thikë në zonën e gjoksit dhe në kokë.

“I kishte qëlluar me thikë në pjesën e zemrës dhe kokës, gruaja e kishte nip djalin e motrës, nëna i kishte vdekur pak kohë më parë. Ne i shikojmë u flasim, nuk dimë që të jenë problematik’, shprehet një prej komshijeve të çiftit.


Shtuar 4.05.2020 09:57