Gjykata rrëzon kërkesën e anglezit të dënuar për pedofili
Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë kërkesën e anglezit David Brown i cili është akuzuar nga drejtësia shqiptare me 11 vite burg për pedofili.

Nga dënimi i dhënë, 66-vjeçarit Brown, i kanë mbetur edhe 9 vjet burg.

Ai ka kërkuar të risjellë edhe një herë dëshmitë e fëmijëve që dikur, vetëm 6 vjeç,e akuzuan për pedofili, por gjykata e ka hedhur poshtë kërkesën e tij.

David Brown ka qenë drejtori i një qëndre bamirësie në Tiranë me emrin "Fëmijët e tij" për të miturit e braktisur nga mosha 2 deri 14 vjeç, por që rezultoi se aty abuzohej seksualisht me fëmijët. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori