Gjykata rrëzon kërkesën për lirimin e Dritan Minxollit
Pëlqej
Gjykata e Tiranës rrëzoi sot kërkesën e ish-drejtorit të fabrikës së Gërdecit, shtetasit Dritan Minxolli, për lirimin e tij nga paraburgimi. Vendimi i gjykatës është shpallur pak minuta më parë. Gjykata u shpreh se e rrëzon si të pabazuar në ligj e në prova kërkesën e avokatit Arben Prifti për lirimin e klientit të tij nga paraburgimi.

Edhe dy të akuzuar të tjerë për tragjedinë e Gërdecit, Mihal Delijorgji pronar i fabrikës së ccmontimit të fishekëve e predhave dhe Ylli Pinari, ish-drejtor i ndërmarrjes MEICO, që furnizoi Gërdecin me municione, kanë bërë të njëjtën kërkesë në gjykatë sikurse Minxolli.

Ata kanë pretenduar se afatet e tyre të paraburgimit kanë kaluar dy vjet nga arrestimi në mars 2008.
Shtuar më 24/11/2010, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori