Gjykata rrëzon kërkesën për lirim të Delijorgjit
Pëlqej
Gjykata e Shkallës së parë e Tiranës rrëzoi sot kërkesën për lirimin e të pandëhurit, biznesmenit Mihal Delijorgji, i akuzuar si një ndër përgjegjësit për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec, ku viktima mbetën 26 persona. Kërkesat e tjera per lirim që u refuzuan po sot ishin dhe ato për ish-kreun të MEICO-s, Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci, të akuzuar dhe ata si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit.

Avokatët e te pandehurve pretendojnë në kërkesën për lirim te klientive të tyre u kanë mbaruar afatet e paraburgimit dhe për këtë arsye duhet bërë lirimi i menjëhershëm i të pandehurve.
Prokuroria nga ana e saj u shpreh kundër kësaj kërkese, duke u përpjekur të argumentojë se paraburgimi nuk e ka humbur fuqinë.

Trupi gjykues vlerësoi sot se në kërkesën për lirimin e Delijorgjit ka mnagësi të theksuara proceduriale dhe për këtë arsye u hodh poshtë.

Kërkesa të ngjashme me Delijorgjin dje dorëzoi dhe ish-përgjegjësi i fabrikës, Dritan Minxolli, kërkesë që Gjykata e hodhi poshtë për arsye se i pandehuri kishte dhe 2 muaj afat të qëndronte në paraburgim.
Shtuar më 26/11/2010, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori