Gjykata rrëzon kërkesën e Universitetit “Vitrina’ per pezullimin e licences
Pëlqej
Myqerem Tafaj
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë rrëzoi sot kërkesën e Institucionit të Arsimit të Lartë, “Vitrina”, për pezullimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave, te 6 gushtit 2014, me anë të të cilit i është hequr licenca këtij institucioni.

Sipas njoftimit të ministrise se Arsimit, gjykata e gjeti të pabazuar kërkesën e institucionit arsimor “Vitrina”, për pezullimin e VKM-së, pasi ky i fundit është akt i nxjerrë bazuar në zbatim të Kushtetutës dhe Ligjit për Arsimin e Lartë. Prezent në gjykim ishin përfaqësues të ketij institucioni me avokatin e tyre, përfaqësues të Avokaturës së Shtetit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca./albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori