Hidhet shorti/ Ja kundërshtarët e Shqipërisë dhe Kosovës në Ligën e kombeve

Në Amsterdam është hedhur shorti për edicionin e dytë në Ligën e Kombeve.

Fati i goglave ka vendosur që Shqipëria të shmangë një përballje të mundshme me Kosovën pasi kuqezinjtë janë pjesë e “Grupit 3” ku do të kenë kundërshtar Kazakistanin, Lituania, Bjellorusia.

Kurse në krahun tjetër, Kosova është pjesë e “Grupit 3”, ku do të përballet me Greqinë, Moldavinë dhe Slloveninë.

Liga C:

Grupi 1: Azerbejxhan, Luksemburgu, Qipro, Mali i Zi

Grupi 2: Armenia, Estonia, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia

Grupi 3: Moldavia, Slovenia, Kosova, Greqia

Grupi 4: Kazakistani, Lituania, Bjellorusia, Shqipëria


Shtuar 3.03.2020 17:30