Gjykata nuk i jep 17 eurot e bllokuara gjyqtarit që shpëtoi Dritan Dajtin
Gjykata vendosi që të mos i kthejë as 17 mijë eurot dhe as celularin e sekuestruar të gjyqtarit Skënder Damini, i cili ishte pjesë e trupit gjykues që shpëtoi nga burgu i përjetshëm Dritan Dajtin.

Gjyqtari i kishte kërkuar gjykatës dhënien e celularit të bllokuar, ndërsa në një proces tjetër, i biri i tij pretendoi kthimin e 17 mijë eurove të bllokuara, pasi sipas tij ishin të justifikuara.

Gjyqi i zhvilluar i ndarë, me gjyqtare Liliana Bakun vendosi refuzimin për të dy kërkesat, lënie në fuqi e Shkallës së Parë.
Shtuar më 18/03/2019, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori