Gjykata merr vendimin për grupin e Jurgen Mollës, sa vite u dënuan
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për të ashtuquajturën banda e Jurgen Mollës. Në përfundim të procesit trupi gjykues vendosi dënimin me 15 vite burgim për Jurgen Mollën.


Të dënuar:


Jurgen Molla 15 vite, Ulet 1/3, 10 vite

Shyqyri Kotorri, 14 vite, Ulet 1/3, 9 vite e 4 muaj

Anest Koromani, 14 vjet, Ulet 1/3,9 vite e 4 muaj

Arif ÇiÇo, 14 vjet, Ulet 1/3, 9 vite e 4 muaj

Enver Kurtulus, 13 vite, Ulet 1/3, 8 vjet e 8 muaj

Abubekir Tuncedemir, 14 vite, Ulet 1/3, 9 vite e 4 muaj

Blerim ukimeraj, 12 vite, Ulet 1/3, 8 vite

Elmi Thaci, 12 vite, Ulet 1/3, 8 vite

Orges myftaraj 13 vite, 1/3, 8 vite e 8 muaj

Ja pretenca e plotë:

Të pandehurit e këtij procedimi penal akuzohen se janë pjesë e një rrjeti më të gjerë të arrestuarish, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në linjën Turqi-Kosovë/Greqi-Shqipëri me destinacion vendet e Bashkimit Europian përgjatë viteve 2015">2015-2016.

Në korrik 2016, Policia shqiptare deklaroi se në kuadër të operacionit “Ballkan” ishin arrestuar 30 persona dhe 23 të tjerë ishin shpallur në kërkim në Shqipëri, Greqi, Maqedoni dhe Bullgari. Megjithatë, një pjesë e të pandehurve po ndiqen penalisht në vendet ku janë arrestuar.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar në Gjykatë një sërë provash materiale kundër të pandehurve, së bashku me 189 CD me përgjime telefonike. Sipas kërkesës për gjykim, provat e mësipërme vërtetojnë se Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Anesti Koromani kanë luajtur rolin e financuesve dhe organizatorëve të trafikut të drogës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë. Prokuroria rendit 4 episode të trafikut në kërkesën për gjykim, ngjarje këto të ndodhura nga qershori 2015">2015 deri në mars të vitit 2016. Sipas saj, Arif Çiço nga Kosova, së bashku me të pandehurit turq Enver Kurtulus dhe Abubekir Tuncdemir kanë luajtur rolin e ndërmjetësit në sigurimin e heroinës, ndërsa të pandehurit e tjerë kanë pasur role ndihmëse.

“Gjatë muajit qershor 2015">2015, shtetasit Jurgen Molla, Arif Çiço dhe Abubekir Tuncdemir kanë realizuar një sërë takimesh në Kosovë dhe në Shqipëri, në funksion të arritjes së një marrëveshjeje për trafikimin e një sasie heroine…,” thuhet në kërkesën e Prokurorisë. Sipas hetimit, bëhej fjalë për një sasi prej 15 kilogramë e 224 gramë heroinë dhe pas arritjes së marrëveshjes, Molla dyshohet se ka dërguar në Prizren të besuarin e tij, Orges Myftaraj së bashku me 230 mijë euro si garanci për pagesën.

Prokuroria shton më pas se Molla ka udhëtuar drejt Patokut në Laç, ku është takuar me Arben Prendin-shofer kamioni dhe e ka paguar 8 mijë euro për transportin. Telefonatat e përgjuara mes të dyshuarve tregojnë se heroina ndodhej e magazinuar në afërsi të Prishtinës. Më 29 qershor 2015">2015, Policia arrestoi në pikën kufitare të Morinit Prendin dhe në kamionin e tij u gjendën 15 kilogramë e 224 gramë heroinë. Një vit më pas, Prendi u dënoi me 14 vjet burg në një proces të mëvetshëm. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Molla i është rikthyer komunikimeve me ndërmjetësit Arif Çiço dhe Abubekir Tuncdemir në fund të tetorit 2015">2015 për trafikimin e një sasie tjetër heroine. Shtetasi turk arriti të trafikonte 15 kilogramë heroinë nga Turqia në Selanik, ndërsa Jurgen Molla ra dakord të merrte një sasi prej 5 kilogramësh, për të cilën kërkoi ndihmën e Shyqyr Kotorrit dhe rrjetit të tij në Greqi. “Si rrjedhojë e bashkëpunimit të Policisë Shqiptare me zyrën e DEA-s në Greqi dhe policinë greke, u arrestuan dy korrierët turq, shtetasit Erol Belir dhe Songul Erek, të cilëve iu sekuestrua një sasi prej 5 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë,” thuhet në kërkesën e Prokurorisë. Dy episodet e tjera të trafikut kanë ndodhur në dhjetor 2015">2015 dhe mars 2016, ku policia ka arritur të sekuestrojë sasi më të vogla droge në Greqi, bashkë me arrestimin e 8 personave si dhe në Shqipëri.
Shtuar më 31/10/2018, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori