Gjykata liron mësuesin, 11-vjeçarja e abuzuar tenton të vetëvritet
Ditën e sotme gjykata ka lënë të lirë mësuesin 63-vjeçar në Gjirokastër, i cili u akuzua nga nxënësja 10-vjeçare për ngacmim seksual.

Prindërit e vajzës së abuzuar janë shprehur të indinjuar duke treguar një detaj tragjik.

Sipas tyre, vajza e cila është vetëm 11 vjeç ka tentuar të vetëhelmohet.

"Vajza tentoi të vetëhelmohej kur mori vesh lirimin e tij"-thanë prindërit e të miturës.

Ditën e djeshme familjarët thanë se ngacmimet kanë nisur që prej dy vitesh më parë, dhe se vajzës i është bërë presion nga ana e mësuesit për të mos treguar. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2018, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori