Gjykata liron me kusht Lavdrim Tufën, u dënua për vrasjen e "Miri i Xhikes"
Gjykata e Tiranës ka liruar me kusht Lavdërim Tufën, i dënuar për vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur ndryshe si "Miri i Xhikes".
Kjo është një ngjarje që ka ndodhur më 29 mars të vitit 2003 në kompleksin "Katodom 2000", ndërsa vendimi për lirimin me kusht të Tufës është firmosur nga gjykatësja Enkelejdi Hajro më 26 mars të këtij viti. Lavdërim Tufës i kishin mbetur dhe 1 vit e 8 muaj e 10 ditë burg për të vuajtur.

Sipas vendimit të gjykatës, Tufa nuk duhet të kryejë vepër tjetër penale brenda një afati prej 4 vitesh. "Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Lavdërim Tufa nga IEVP Fier, në qoftë se nuk mbahet i ndaluar, i arrestuar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale", ndërsa i kanë ngarkuar të kërkuarit dhe shpenzimet e gjyqit.

Ndërkohë në vendimin e gjykatës theksohetr se Tufa akuzohej për vrasje në rrethana të tjera cilësuese në dëm të shtetasve Fatmir Rama, Julian Durishti, Kristaq Cani, ndërsa ka plagosur Fatmir Rrapaj. Për këtë vepër penale Gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 20 vjet burg Lavdërim Tufën. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori