Gaz Paja ndan pamjet e ëmbla me të birin, por çfarë nuk shkon me ninullën (FOTO LAJM)

Aktori shumë i dashur për publikun, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij bukuroshe, Ira në tetor të vitit të kaluar u bënë prindër për herë të parë. Ira solli në jetë një djalë, të cilin çifti e pagëzuan me emrin Dard.

Çifti ka preferuar t’i ruajë privatësinë të voglit duke mos e ekspozuar shpesh në rrjete sociale. Megjithatë së fundmi Gazi ka publikuar një foto ku shfaqet duke e vendosur në gjumë vogëlushin me një ninullë.

Mirëpo fjalët e ninullës duket se aktorit nuk i pëlqejnë aspak.

“Dhe përsëri kënga thotë ‘fli biri nënës fli”, shkruan Gazi.

Ndonëse nuk e ka treguar portretin e tij, Ira ka zbuluar se Dardi është një kopje e vogël e Gazit.


Shtuar 18.06.2020 10:14