Gjykata lë të lirë Androkli Kokthin
Gjykata e Lartë ka lënë të lirë ish drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi, ndërsa akuzohej se në 16 raste u ka kthyer mallrat e sekuestruara bizneseve, në këmbim të parave.

Ndaj tij Apeli kishte lënë në fuqi masën "arrest shtëpie". Hetimi ndaj tij nisi pasi agjentët e antikrimit ekonomiko-financiar në Policinë e Tiranës, morën informacione nga vetë inspektorët se në disa raste drejtori i tyre u kthente mallin e bllokuar bizneseve që ata procedonin, për shkak se fshihnin detyrimet tatimore. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2016, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori