Gjykata lë në burg të arrestuarit për prostitucion në Shkodër
Pëlqej
Gjykata e Shkodres ka lënë në burg të gjithë të arrestuarit për prostitucion në këtë qytet, të arrestuar gjatë operacionit “Balerina”.

7 shtetasit e arrestuar janë:

Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.
-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.

– A.M, 33 vjeçe, banueseShkodër.

– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.

– A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.

– A.M, 33 vjeçe, banueseShkodër.

Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në qytetin e Shkodrës.

Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.

Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

• Ambjenti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.
• Dy automjete tip Benx dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.
• Një armë zjarri pistoletë.
• Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.
• Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.
• Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj. /albeu.com/


Shtuar më 22/11/2017, ora 13:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori