Gjykata le ne burg pa afat Shullazin deri ne perfundim te hetimit ndaj tij
Pëlqej
Albeu.com
DURRES - Nen masa te forta sigurie, Gjykata e Durresit ka lene dje ne burg pa afat Emiliano Shullazin dhe Landi Bacin, deri ne perfundimin e plote te hetimeve ndaj tyre.DURRES - Nen masa te forta sigurie, Gjykata e Durresit ka lene dje ne burg pa afat Emiliano Shullazin dhe Landi Bacin, deri ne perfundimin e plote te hetimeve ndaj tyre. Shullazi akuzohet per armembajtje pa leje, pasi ne automjetin ku u ndalua, ishin dhe dy pistoleta te tjera, ndersa Baci akuzohet per moskallezim krimi, pasi pistoleten qe kishte me vete, e kishte me leje, nderkohe qe nuk ka denoncuar dy armet e tjera qw ishin ne automjetin ne pronesi te tij. Keto fakte e kane bindur gjyqtarin e ceshtjes, i cili ne perfundim te seances gjyqesore ka pranuar kerkesen e prokurorit, duke vendosur masen e sigurise burg pa afat per te dy te pandehurit. Nderkaq, gjate vleresimit te mases se sigurise, policia e Durresit rrethoi gjithe godinen e gjykates, si dhe nderpreu qarkullimin e makinave ne rrugen qe kalon prane saj per rreth dy ore. Te pandehurit Emiliano Shullazi dhe Landi Baci perpara togave te zeza nuk kane pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria. Shullazi ka deklaruar gjate seances se nuk dispononte asnje arme dhe se ato te gjeturat kane qene te dy personave te tjere, Arlind D. dhe Elidon R., te cilet u larguan me vrap nga makina ne momentin qe policia i ndaloi pasi qelloi dy here ne ajer. Edhe avokati i tyre Ilia Ilia kerkoi qe dy klientet e tij te liheshin te lire. Sipas tij, per Landi Bacin akuza e ngritur nuk qendron, pasi ai nuk e dinte qe personat qe kishte ne automjet, kishin arme dhe qe i lane ato ne makinen e tij pasi i iken policise. Ndersa per Shullazin avokati Ilia deklaroi se akuza e tij bazohet nga prokurori i ceshtjes vetem ne hamendje dhe nuk ka prova apo fakte konkrete. Brenda 10 diteve, vendimi i djeshem i Gjykates se Durresit pritet te ankimohet ne Gjykaten e Apelit nga te pandehurit dhe avokati i tyre mbrojtes. Persa i perket prezantimit te Shullazit me identitete te tjera, ky i fundit ka deklaruar se ka kerkuar te nderroje emrin per nje ceshtje familjare ne Bashkine e Tiranes dhe se me identitetet e prezantuara ka qendruar ne Gjermani si emigrant politik. Ekspertiza Pistoletat e gjetura ne automjetin tip "Mercedez Benz" ne pronesi te Landi Bacit iu nenshtruan ekspertimit per te identifikuar gjurmet e gishtave, si dhe ekspertimit balistik. Burime te Gazetes jane shprehur se nga ekspertimi i kryer ne te dyja armet, nuk jane gjetur gjurme gishtash te vlefshme per t'u krahasuar. Ky fakt duket se mund te vere ne veshtiresi organin e akuzes, per te mbeshtetur dhe vertetuar me prova akuzen e armembajtjes pa leje qe ka ngritur ndaj Shullazit. Gjithashtu, sipas te njejtave burime, nga ekspertimet e kryera ka rezultuar se asnjera prej armeve te gjetura nuk eshte perdorur ne ndonje vrasje apo ngjarje kriminale te meparshme. Nderkaq, burime prane Prokurorise se Krimeve te Renda jane shprehur se Shullazi po hetohet edhe per nje ngjarje kriminale te ndodhur ne kryeqytet, por deri tani nuk ka asnje akuze apo prova konkrete ne lidhje me implikimin e tij ne kete ngjarje. Te arrestuarit: Na bashkoi pazari per blerjen e "Benzit" Ne prokurori Landi Baci dhe Emiliano Shullazi kane qene ne sinkron lidhur me ngjarjen dhe qe te dy kane deklaruar se nuk e kishin njohur njeri-tjetrin me pare. Sipas deshmive te tyre, ngjarja e ka zanafillen rreth 10 dite me pare, kur Arlind D. i kishte kerkuar Bacit qe te benin pazar, pasi ai donte te blinte makinen e tij. Baci i kishte lene atij makinen ne perdorim dhe ishte nisur per Itali. Te premten, ne oren 14 e 20, Baci se bashku me baxhanakun e tij italian mberriten ne aeroportin e Rinasit dhe shkuan ne Durres. Rruges Baci bisedoi ne telefon me Arlindin dhe e lane qe te takoheshin. Arlindi mori me vete edhe Elidon R. dhe Shullazin dhe drekuan te restorant "2 Kitarat". Ata nuk kishin rene ne ujdi per cmimin e makines, pasi ajo nuk ishte e zhdoganuar. Me pas, meqenwse Baci do te shkonte ne Tirane per te biseduar per ceshtje trojesh, 3 personat e tjere kerkuan qe te udhetonin se bashku, pasi ata do te ndalonin ne Laprake. Rruges ata u ndaluan nga ana e postbllokut te policise, ku u be edhe arrestimi i tyre.

V. Bajrami
Shtuar më 23/03/2005, ora 16:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori