Tifozi pyet Tuchel: A do ta marrim CR7? Tekniku i Chelsea jep përgjigjen epike (VIDEO)

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është kthyer në “telenovelën” e ditëve të fundit. Kërkesa e lojtarit për tu larguar nga Manchester United ka bërë që shumë skuadra të tjera të ëndërrojnë transferimin e tij.

Dëshira e CR7 për të luajtur në Champions League vitet e fundit të karrierës së tij, kanë shtyrë që skuadrat që janë pjesamarrësë në këtë kompeticion të mendojnë seriozisht për shërbimet e portugezit.

Chelsea është një nga ekipet që po përflitet si një mundësi reale, edhe pse herë pas here deklaratat nga drejtues të skuadrës blu kanë qenë të kaheve të ndryshme.

Aktualisht skuadra e Thomas Tuchel po zhvillon fazën përgaditore ku një tifoz ka përfituar nga rasti dhe ka pyetur teknikun e bluve për CR7.

Pyetja e tifozit ishte e prerë: “A do ta marrim Cristiano Ronaldon?” teksa dhe tekniku gjerman nuk vonoi me përgjigjen e tij: “Nuk të them”.

Kujtojmë se sot trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka përsëritur se sulmuesi portugez do të respektojë kontratën ekzistuese me djajtë e kuq që mbaron në vitin 2023./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.07.2022 19:20