Gjykata lë në burg autorin e dy vrasjeve, shprehet i penduar
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj Viktor Gushit, i dyshuar si autor i dy vrasjeve mes tyre edhe të vrasjes së arkëtares së një filiali banke në kryeqytet dhe një sërë grabitjesh të tjera.


Gjatë seancës autori i dy vrasjeve dhe 16 grabitjeve ka shfaqur shenja pendese për aktet e kryera. "Jam i penduar, nuk e mendoja se do vija deri këtu", ishin fjalet e Gushit. Tashmë Viktor Gushi mbetet në qeli, ku pritet ti drejtohet burgu 313 deri në momentin e dhënies së vendimit final nga Gjykata. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2012, ora 12:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori