E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
Gjykata lë në burg 3 ish-zyrtarët për skandalin e rrugëve
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në burg 3 ish-zyrtarët e skandalit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg pa afat për ish-drejtorin e ARRSH-së, Dashamir Xhika si edhe dhe Albens Alitën me Aksel Qurdukën, dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Dashamir Xhika, Albens Alite dhe Aksel Qurduka dyshohen për "korrupsion" dhe "shpërdorim detyre" për rrugën Elbasan-Tiranë, për një dëm ndaj shtetit, që prokurorët për Krimet e Rënda e llogarisin në rreth 80 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2018, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori