Gjykata la ne burg Pinarin dhe Delijorgjin
Albeu.com
Gjykata e Tiranës shpalli vendimin mbi kërkesën e avokatëve për lirimin e menjëhershëm nga burgu të Mihal Delijorgjit dhe Ylli Puinarit të akuzuar për vrasje massive në rastin e tragjedisë së Gërdecit.
Sipas vedimit të gjykatës, dy të akuzuarit kryesorë për tragjedinë do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të procedurave gjyqësore.
Në seancën paraardhëse, më 19 korrik, para gjykatës, avokatët e Midal Delijorgjit, ish-pronar i fabrikës së Gërdecit dhe Ylli Pinarit, ish-drejtor i ndërmarrjes shtetërore MEICO, furniture me fishekë e fabrikës së tragjedisë, kërkuan lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi me argumentin se kishte kaluar më tepër se një vit nga dorëzimi i dosjes në gjykatë.
Gjykata është dashur të vlerësojë të gjitha seancat e zhvilluara deri më tani prej më tepër se një viti dhe ka arritur në përfundimin se lirimi i të pandehurve nuk është i ligjshëm për shkak se shumica e seancave të shtyra nuk janë zhvilluar për shkak të mungesës së avokatëve.
Shtuar më 23/07/2010, ora 12:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori