"Tanëve merru lekt, q** ropt", ja telefonata që i fundosi gjobëvënësit në Shkodër
Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg vetëm kreun e Bandës së gjobvënësve Muhamet Lici, 6 anëtarë të bandës, ndërsa ka vendosur arrest shtëpie për 2 të tjerë, për shkak të moshës së mitur.
gjobat

Hetimet e përgjimet që kishte kryer Prokuroria ishin të pakundërshtueshme dhe provonin se Lici mblidhte paratë e tregtarëve dhe ishte ai që vendoste dhe sa do u merrej për individ.

Muhamet Lici me numër telefoni ****8777 në fund në telefononte personin me emrin Bukel me numrin ****4555 me te cilin zhvilloi bisedën për mbledhjen e parave, raporton Shqiptarja.com.

PERGJIMET

Lici: Alo
Bukeli: Ku je mor?
Lici: He mor Bukel, njitu në shpi
Bukeli: A ikim e marim leit atje?
Lici: Shko mor, prit mor burrë. Kur kanë ardh sot a?
BUkeli: Hë
Lici: Prit mor, ca me ikë te ai, q…. ropt se na myte ropt
Bukeli: Eee
Lici: Duhet me e shtir he burrë e se nuk iket në ajër hë burrë
Bukeli: Me ikë me marrë lekt mor djalë, me grumbullu lekt
Lici: Eee?
Bukeli: Kena me ikë me grumbullu me marrë lekt
Lici: Po pra po
Bukeli: Ose ikim ndac ma mirë nesër paradite
Lici: Po shko ti more burrë se s’shkon të njitesh
Bukeli: Mir, kujt e kujt kena mi marrë lekt?
Lici: Tanve mor burrë aty
Bukeli: Po atij Amirit sa lek kena mi marrë?
Lici: 20
Bukeli: 20 eee?
Lici: Po, hajt se shkojmë bashkë, shkojmë bashkë, prit sa të veshem hej burrë
Shtuar më 07/03/2017, ora 12:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori