Gjykata Kushtetutese, merret në pyetje Ardian Leka
Komisioni i Ligjeve
Kandidati i fundit i dekretuar nga Presidenti Topi për Gjykatën Kushtetuese, avokati Ardian Leka "bombardohet" me pyetje nga deputetët demokratë në Komisionin e Ligjeve. Ardian Leka e ka cilësuar fyerje të integritetit moral dhe profesional deklaratën e demokrat Enkeled Alibeaj dhënë për median, i cili i ka cilësuar mediokre kandidaturat e përzgjedhura nga kreu i shtetit.

Me një karrierë profesionale 20 vjecare Leka ka theksuar se aspiratat e tij për tu votuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese mbyllen këtu.

Komisioni i Ligjeve ka mbyllur seancën e pyetjeve me katër të dekretuarit e presidentit Topi për në Gjykatën Kushtetuese. Në një tjetër seancë Komisioni do të paraqesë relacionin përkatës për secilën kandidaturë të cilat do të kalojnë më pas për miratim në parlament. (news24)
Shtuar më 20/10/2010, ora 19:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori