Nënë Liza tregon prapaskenat e takimit me Ramën: Më tha ke bërë zhurmë boll

Liza Marku, ose nënë Liza siç e njohim të gjithë, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” për të folur në lidhje me prishjen e banesave në lagjen “5 Maji”.

Nënë Liza u pyet se çfarë ka diskutuar me Ramën në takim dhe ajo tha se kryeministri i ka premtuar që ajo do ta marrë shtëpinë, por deklaroi se iu kërkua të firmoste një kontratë të pandryshuar pas takimit me kryeministrin.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Vajtët në zyrën e të madhit dhe e takuat. Nga videot dukej situatë e tensionuar. Çfarë biseduat me Ramën?

Nënë Liza: I thashë punën e shtëpisë. Më tha duhet me i lëshuar vetë. I thashë i dua me letra, me avokat dhe me noter. Unë i thashë nuk firmos. Më tha do e marrësh shtëpinë.

Ylli Rakipi: Nuk mund të dalë kryeministri me një zonjë në moshë dhe të gënjejë publikisht. Ti e ke të vdekur që e merr… Ai doli publikisht!

Nënë Liza: Do e marrësh shtëpinë tha, por me taksat e shqiptarëve. Unë nuk kam dalë për sevap i thashë. Në media mos dil tha, mos dil në protestë, ke bërë zhurmë boll tha. Shtëpinë do e marrësh kur të bëhen tha. Por kur do bëhen? Tani u mazitëm me rrenat, nuk ka burrë që më rren më.

Pas takimit, më thanë hajde firmos kontratën se ty të ka marrë kryeministri. Morëm avokatin, vajtëm aty, pyeta a ka ndryshuar gjë, jo më thanë. Kur shoh ishte kontrata si e para. I thashë jo nuk firmos unë këtë. Ne nuk dolëm në protestë për të firmosur atë. Ne duam vendin se ku do të jetë shtëpia. Pika e parë, ku e marrim./albeu.com


Shtuar 15.02.2022 09:30