Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në ligjin për KLD
Albeu.com
Gjykata Kushtetuese shfuqizon amendimet e propozuara nga Qeveria për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sipas të cilit anëtari i KLD-së nuk mund të jetë gjyqtar. Kjo e fundit i ka cilësuar antikushtetuese amendimet.Sipas Gjykatës Kushtetuese ligji për disa ndryshime dhe shtesa në mënyrën e organizimit dhe funksionimit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bie ndesh me kushtetutën. Në vendimin e saj ajo shprehet se pesë nenë të ligjit të ndryshuar përkatësisht neni 2,3,4,5 dhe 6 bie është në kundërshtim me Kushtetutën. Ne vendimin e sa ajo është mbështetur në nenet 124/1,131/a dhe 134/c të Kushtetutës. Këshilltarit juridik në Partisë Socialiste, Ylli Manjani, u shpreh pas vendimit se vendimi është një çlirim për sistemin e gjyqësorit. "Gjykata Kushtetuese vendosi përfundimisht që ky ligj të konsiderohet si antikushtetues, gjë që do të thotë që KLD të kthehet në normalitetin kushtetues dhe i gjithë pushteti gjyqësor të kthehet në normalitet, veçanërisht gjykatat që kanë pasur probleme organizative për shkak të dorëheqjeve të bëra", u shpreh Manjani. Gazeta Start
Shtuar më 22/05/2006, ora 18:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori