Gjykata Kushtetuese e Maqedonise rrezon kerkesen e "Zgjohu"
Albeu.com
Gjykata Kushtetuese sot ka hedhur poshtë kërkesën e Lëvizjes qytetare ‘Zgjohu!’ për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për ndërtimin e Kishës në Sheshin e Shkupit.
Kryetari i Zgjohu Artan Grubi, tha se Gjykata Kushtetuese ka marrë këtë vendim, duke u bazuar në faktin se Qeveria truallin ku do të ndërtohet kisha, ia ka shitur Kishës Ortodokse Maqedonase. Pra, sipas Grubit, Gjykata Kushtetuese e ka marrë këtë vendim pasi që ka vlerësuar se toka, nuk i është falur Kishës Ortodokse Maqedonase.

Nga Lëvizja ‘Zgjohu’ paralajmërojnë se nuk do të heqin dorë nga vendimi për pengimin e ndërtimit të Kishës në Sheshin e Shkupit. Grubi paralajmëron se shumë shpejt do të ngrejnë një nismë të re të Gjykata Kushtetuese për të vlerësuar edhe kushtetutshmërinë e vendimit të Qeverisë për t’ia shitur tokën Kishës Ortodokse Maqedonase. (alsat)
Shtuar më 04/02/2010, ora 01:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori