Gjykata Kushtetuese e Maqedonise: Nga klasa e pare, vetem shqip
Albeu.com
Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë ka vendosur të abrogojë vendimin e ministrit të arsimit Todorov, sipas të cilit nxënësit shqiptarët obligoheshin që nga klasa e parë të mësojnë gjuhën maqedonase.Gjykatësit e Kushtetueses arsyetojnë vendimin e tyre me argumentin se “abrogimi i vendimit të miratuar kohë më parë ka ndodhur për shkak se në Ligjin për arsim fillor është paraparë që bashkësitë jo shumicë, gjuhën maqedonase ta mësojnë nga klasa e katërt”. Sipas tyre, vendimi i ministrit të arsimit Nikolla Todorov, është përzierje në punët e gjyqësorit.

Iniciativën për rrëzimin e këtij vendimi para Gjykatës Kushtetuese kohë më parë e kishte ngritur organizata joqeveritare “Realiteti” dhe Rinia Demokratike Shqiptare, e mbështetur nga prindërit dhe mësuesit shqiptar.

Sipas kësaj organizate, urdhri i ministrit Todorov është diskriminues, pasi detyron nxënësit shqiptarë të mësojnë më shumë gjuhë se sa ata maqedonas.
Shtuar më 14/07/2010, ora 14:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori