Gjykata Kushtetuese dënon vrasjen e Konomit
Gjykata Kushtetuese, ka dënuar aktin e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Përmes një deklarate për shtyp gjykata Kushtetuesë i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës.

Gjykata Kushtetuese, me hidhërimin të thellë i shpreh familjes Konomi, ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre të dashur, si dhe kolegut tonë, Skerdilajd Konomi.

Kjo Gjykatë, bashkohet me të gjitha institucionet e shtetit shqiptar dhe në veçanti ato të drejtësisë, për të vënë përpara përgjegjësisë, autorët e këtij krimi makabër dhe të paprecedent në historinë e gjyqësorit shqiptar", thuhet më tej në reagim.

Gjyqtari i ekzekutuar paraditen e djeshme është përcjellë në banesën e fundit. Në homazhet e kryera kanë marrë pjesë autoritete të larta, si kryeprokurorja Ina Rama, nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu, ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, kreu i grupit Parlamentar të PD- Astrit Patozi, përfaqësues të opozitës, konsulli italian, kreu i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika,etj. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2011, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori