Gjykata jep vendimin për mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës
Gjykata e Beratit që ka në juridiksion edhe Kuçovën ka konfirmuar sot mandatin e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari.

Seanca për konfirmimin dhe legjitimimin e mandatit të Kreshnik Hajdarit është drejtuar nga vetë Kryetari i Gjykatës Durim Hasa.

Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Hasa e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin e tij për drejtimin e bashkisë Kuçovë, kandidatit të Partisë Socialiste, Kreshnik Hajdari.

Kujtojmë se në Bashkinë e Kuçovës, Hajdari nuk kishte rivalë, duke shkuar i vetëm në votimet e 30 Qershorit. Si palë në këtë seancë gjyqësore ka qenë edhe kryebashkiaku Selfo Kapllani që mban prej 4-vitesh mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës nga radhët e LSI-së.
Shtuar më 18/07/2019, ora 22:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori