Gjykata jep vendimin për antarët e klanit "Duka", eleminatorët e Santiago Malkos
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar në mungesë masën “arrest me
burg” për 8 anëtarët e klanit “Duka”, të cilët janë shpallur në
kërkim pasi akuzohen për vrasjen e ish-efektivit të Policisë,
Santiago Malkos.
Në
kërkim nga Policia janë dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj, Fatmir Hyseni (Doqja).
Elvis Gaçaj, i ashtuquajturi “Gabeli”, i cili është lënë gjithashtu në
burg nga
Gjykata e Durrësit dhe Blendi Teta, i cili luante rolin e informatorit mbi lëvizjet e Malkos. 39-vjeçari ishte i pari i arrestuar për ngjarjen dhe është lënë në
burg pa afat nga
Gjykata e Tiranës.
Mëgjithatë brenda pak ditësh pritet që Gjyakata të rivlerësojë masën për arrest me
burg.
Fillimisht dosja “
Malko” u hetua nga prokuroria e Tiranës, por kjo e fundit moskompetencë duke e kaluar çështjën tek Krimet e Rënda.
Ish-polici
Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit.
Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.
Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dosja.al zbuloi skandalin, se
Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në
kërkim.
Shtuar më 21/10/2019,
ora 10:15