Gjykata jep vendimin e “hekurt” për 7 të arrestuarit e protestës
Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për 7 protestuesit e arrestuar dy ditë më parë.

Gjatë seancës, prokurori, Erjon Shqarri, kërkoi për 5 protestues "Arrest në burg", dhe dy protestues, "Detyrim paraqitje".

Avokatët e konsideruan arrestimin të paligjshëm dhe kërkuan një masë sigurie më të butë.

Në përfundim, gjyqtari i seancës, vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe caktoi, detyrim paraqitje për ,Olsi Kasemi ,Luis Buzheri, Maringlen Meçja, Gjok Drezhaj, Aleksander Prenga, Agim Sallaku dhe Shefqet Sefaj.

Të arrestuarit, janë nën masë, vetëm për kundërshtimin e punonjësit të policisë, ndërsa për dy akuza të tjera, sipas gjykatës, nuk ekziton dyshimi se janë konsumuar. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2019, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori