Gjykata jep masën e sigurisë për Arbër Çekajn
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e arrestit me burg për Arbër Çekajn, i cili u ekstradua disa ditë më parë nga Gjermania, dhe akuzohet për sasinë prej 613 kilogramë kokainë që u kap rreth një vit më parë në portin e Durrësit. Biznesmeni i bananeve pritet të qëndrojë në burgun 313 në Tiranë deri në dhënien e dënimit përfundimtar.

Avokti Maks Haxhia ka kërkuar revokim mase, dhe ndryshimin e saj në një masë më të butë. Sipas avokatit Arbër Çekaj ka patur vetëm bananet, ndërsa pronari ka i kontenierit ka qenë tjetër, ai duhet hetuar. Arbër Çekaj sipas avokatit nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Kujtojmë se Arbër Çekaj u arratis në Gjermani pas zbulimit në Portin e Durrësit të kokainës së ardhur nga Kolumbia në mars të vitit 2018, dhe kërkoi atje azil politik me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Shkalla e parë e gjykatës gjermane vendosi për ekstradimin e Çekajt në Shqipëri, por më tej pronari i “Arbi Garden” kërkoi apelimin e vendimit, dhe në fund verdikti i dhënë për të do të ishte i njëjti.

Për çështjen e 613 kilogramëve kokainë mbahen të arrestuar menaxheri i kompanisë së Çekajt, Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierët me banane dhe kokainë drejt magazinave të Arbri Garden në Maminas ku u zhvillua dhe operacioni i arrestimeve nga policia që zbuloi kokainën me vlerë 180 milionë euro.
Shtuar më 21/09/2019, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori