Gjykata e Korçës ka lënë në
burg 5
efektivët e policisë të komisariatit të Maliqit, të akuzuar për veprën penale shpërdorim detyre pasi kanë favorizuar subjektet për prerje të pyjeve.
Është vendosur arrest me
burg për
efektivët, Marius Kapllanaj, Fillion Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo dhe Adrian Çekiçi. Për dy
efektivët Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose është dhënë masa pezullim nga detyra pa afat.
Këta persona u arrestuan dhe u pezulluan nga detyra, pas një hetimi të nisur nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, ku falë përdorimit të metodave speciale të hetimit u arrit të dokumentohet veprimtaria e paligjshme e punonjësve, të cilët dyshohet se kanë favorizuar
subjekte të ndryshme në fushën e prerjes dhe transportimit të paligjshëm të lëndëve drusore në territorin e Maliqit, duke informuar këto
subjekte mbi vendkontrollet e pòlicisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet pòlicore, me qëllim mosgoditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Shtuar më 21/12/2020,
ora 09:53