Gjykata e Romes rrezon akuzat e La Republika ndaj Ilir Metes
Pëlqej
Albeu.com
Gjykata e Romës ka favorizuar kryetarin e LSI-së Ilir Meta, ish kryeministrë i Shqipërisë në vitin 2002 në gjyqin e hapur nga ai vetë pas akuzave që e përditshmja italiane pati publikuar në adresë të tyre. Gjithçka nisi më datë 29 Nëntor 2002 kurLa Republika ne numrin e brendshem te se premtes - publikon nje artikull me titull "L'Eroina? Da Tirana viaggia in auto blu."


Behej fjale per nje artikull me informacion kunder ish-Kyeministrit Ilir Meta dhe bashkëshortes se tij, Monika Kryemadhi. Me saktesisht artikulli pershkruan se shoferet e te dy personazheve politik ne fjale ishin kapur nga policia Italiane ne Milano dhe ajo shqiptare ne Kukes, me rreth 20 kg droge secili. Me ane, shpifjesh dhe me nje trillim gazetaresk hidheshin dyshime mbi marredheniet e politikaneve te cituar me ambientet e trafikimit te droges.

Ne Dhjetor 2002, çifti Meta dhe Kryemadhi ngrene padi para prokurorise se Romes kunder gazetes La Republika, dhe me saktesish kunder dy gazetareve Luca Fraioli dhe Attilio Giordano, per vepren e shpifjes realizuar me ane te medias.


Te mbrojtur nga nje nga studiot e avokatise me te famshme te italise - studio legale Stile -, nga vete Prof. Avv. Alfonso Maria Stile (Profesor i Drejtes Penale ne Fakultetin Juridik te Universiteti La Sapienza te Romes") dhe nga Avokatja shqiptare Ilenja Mehilli, te dy te demtuarit ne fjale provonin se te gjitha informacionet e dhena ishin nje shpifje dhe se asnje lloj raporti nuk ka pasur kurre midis çifti Meta dhe Kryemadhi dhe trafikanteve te treguar ne artikull.

Nga ketu, mbrojtja tregoi dhe provoi makinacionin politik nderkombetar - me bashkepunimin e gazetes La Republika - per te demtuar Kryeministrin e asaj kohe.

Gjykata e Romes e vleresoi kete si dem te madh i shkaktuar nga ky artikull dhe vendosi qe te demshperbleje me 30.000 euro ish-Kryeministritn Ilir Meta dhe 20.000 euro per bashkeshorten e tij Monika Kryemadhin.

Gjykata gjithashtu denoi me gjobe 8000 euro Luca Frojolin dhe Attilio Giordanon. Denoi gjithashtu me gjobe 6.000 euro Drejtorin e gazetes Republika Ezio Mauro. Pervec kesaj Gazeta La Republika detyrohet te publikoje vendimin e Gjykates. (start)
Shtuar më 26/11/2008, ora 16:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori