“Takohemi në Shqipëri”, u kap me 1 milion euro false në Rinas, kamuranasi: Mi dha një shok në Francë

Shtetasi kamerunas, Josoue u kap me një sasi prej 1 milion e 75 mijë euro  të dyshuara  false në Rinas, ka deklaruar se lekët nuk janë të tijat.

Valixhen me lekë si pas tij ja ka dhënë një shok në Francë, por 53-vjeçari thekson se nuk e dinte se çfarë kishte brenda.

Në dëshminë e tij ai ka thënë se destinacioni ishte Shqipëria, do të takohej me pronarin.

Lekët nuk janë të miat. Një shok në France me dha valixhen dhe me tha merre me vete dhe takohemi në Shqipëri. Nuk e dija se çfarë kishte brenda.

Kur është pyetur se kush është shoku që ia ka dhënë valixhen ai nuk e ka treguar emrin. E kam njohur nëpërmjet personave të tjerë dhe e di vetëm si e thërrasin shkurt”, ka thënë ai.

Policia bëri me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar edhe letra që shërbenin për përgatitjen e kartëmonedhave false dhe një aparat celular. /albeu.com


Shtuar 18.02.2022 14:03