Gjykata e Larte "shpall" Berishen te pafajshem
Albeu.com
Gjykata e Lartë ka rrëzuar të hënën padinë e Aneta Ramës, nënës së Edi Ramës, e cila ka paditur kryeministrin, Sali Berisha, për shpifje, raporton gazeta Start.
Trupi gjyqësor i kryesuar nga Ariana Fullani, ka hedhur poshtë padinë, duke vlerësuar se në të nuk ka elementë të veprës penale.

Vendimi u mor pas tre orësh konsultimesh midis anëtarëve të kolegjit penal.

Më 18 dhjetor 2009 Aneta Rama me kopjet e gazetave të përditshme që përmbanin fjalimet e Sali Berishës i është drejtuar kryetares së Gjykatës së lartë, Shpresa Beçaj, me padinë ndaj kryeministrit me pretendimin e fyerjes për familjen e saj.

Procesi vijoi për disa seanca në Gjykatën e Lartë, ndërsa është mbyllur me rrëzimin e padisë.
Shtuar më 24/05/2010, ora 18:20
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori