Lajm i mirë për nxënësit, miratohet struktura e vitit të ri shkollor, mësimi do të nisë në këtë datë

Ministria e Arsimit ka njoftuar ditën e sotme miratimin e vitit të ri shkollor 2022-2023, për arsimin parauniversitar i cili do të fillojë më datë 12 shtator 2022.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Njoftimi

Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim./albeu.com


Shtuar 11.05.2022 18:31