Gjykata e Lartë ka kaluar për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm
Saimir Tahiri.
Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit.
Ish-ministri është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, pasi u akuzua për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj.
Procesi nuk dihet ende kur do të nisë pasi çështja në fjalë kërkon 5 gjyqtarë për t’u shqyrtuar, ndërkohë që
Gjykata e Lartë funksionon me vetëm 3 gjyqtarë.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 20:04