Gjykata e Lartë jep 20 vite burg për Alket Hatiajn
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Alket Hatiajn, i cili është dënuar nga drejtësia italiane me 20 vite burg.

43-vjeçari u arrestua në 8 korrik nga policia në Durrës, por ai u la i lirë pas 3 ditësh nga Gjykata e Shkalles së Parë me argumentin se ai e kishte vuajtur njëherë këtë dënim.

Disa ditë më vonë, Apeli i Durrësit vendos të rikthejë ne burg Hatiajn i cili nuk gjendej nga policia në adresën të cilën kishte dhënë. Rekursin në Gjykatën e Lartë e kishte bërë mbrojtja e të shpallurit në kërkim, e cila kërkon të shpallet i paligjshëm ekstradimi drejt Italisë.

Alket Hatija është arrestuar në vitin 2008 në vendin tonë dhe ka kryer 6 vite burg duke u liruar në vitin 2014. Në vitin 2015, Gjykata e Milanos e dënon me 20 vite burg.

Mbrojtja e tij pretendon se është dënuar për të njëjtin episod për të cilin klienti i tyre e ka kryer burgun. Sipas prokurorisë italiane, në vitet 2003-2004 Hatija është arrestuar në Milano me 350 kilogramë heroine dhe 190 kilograme kokainë. Vlera e drogës kapte shifrën e rreth 40 milionë eurove. /Tv Klan/
Shtuar më 15/10/2017, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori