E FUNDIT/ Fituan 3.7 milion euro nga kreditë, arrestohen 7 persona në Tiranë
Gjykata e Krujës dënon 11 banorët e një pallati për energjinë
Gjykata e Krujës sot ka dënuar të 11 banorët e një pallati, të cilët akuzoheshin për vjedhje të energjisë elektrike. Në përfundim të procesit gjyqësor, i cili u zhvillua me procedurë të përshpejtuar, gjykata dënoi me nga 24 ditë burg gjashtë të pandehur që ishin nën masën e sigurisë “arrest në burg”.

Jo vetem kaq, por dhe me nga 30 ditë burg pesë të pandehurit e tjerë, që ishin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Të njëjtat burime shtojnë se për një të pandehur tjetër, gjykimi po zhvillohet me procedurë të zakonshme. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori