Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg ish-drejtori i Burgjeve
Gjykata e KrimeveRënda ka vendosur masën “arrest me burg” për ish-drejtorin e përgjithshëmburgjeve, Artur Zoto.

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve akuzohet për marrje ryshfeti në këmbim të tolerimeve në ambjentet e burgut.

Zoto u dorëhoq nga detyra në korrik të vitit 2016-të, ndërsa në letrën e shkarkimit i sqaronte ministrit të Drejtësisë në atë kohë, Ylli Manjanit se dorëhiqej për arsye personale dhe familjare.

Por Prokuroria e KrimeveRënda ka ngritur dyshime të forta për implikimin e tij në në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje, pas bisedave të përgjuara./albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 12:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori