Gjykata e Hagës liron përkohësisht Baton Haxhiun
Albeu.com
Gjykata e Hagës ka vendosur të lirojë përkohësisht gazetarin kosovar Baton Haxhiu i cili është akuzuar nga prokuroria për fyerje të gjykatës.Vendimi i gjykatës është dhënë gjatë ditës së sotme duke marrë parasysh kërkesën e avokatit të mbrojtjes për lirim të përkohshëm të gazetarit kosovar. Kërkesa e mbrojtjes është bërë vetëm pak ditë më parë, kur gazetari Baton Haxhiu deklaroi se është totalisht i pafajshëm.
Baton Haxhiu akuzohet se në vitin 2007 ka publikuar emrin e një dëshmitari të mbrojtur i cili do të dëshmonte kundër Ramush Haradinaj.
Shtuar më 24/05/2008, ora 16:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori