Gjykata e Hagës liron Haraçinë dhe Morinën
Albeu.com
Sipas Gjykatës së Hagës, lirimi i tyre do të jetë deri në momentin e nisjes së gjykimit nga kjo gjykate për akuzën e presionit ndaj dëshmitarit në procesin gjyqësor të Ramush Haradinaj.Gjykata e Hagës ka liruar përkohësisht ish-ministrin e Kulturës së Kosovës Astrit Haraçia dhe Bajrush Morinën. Sipas Gjykatës së Hagës, lirimi i tyre do të jetë deri në momentin e nisjes së gjykimit nga kjo gjykate për akuzën e presionit ndaj dëshmitarit në procesin gjyqësor të Ramush Haradinaj.
Sipas akuzës, Haraçia dhe Morina, në korrik të vitit 2007 janë përpjekur për të bindur një dëshmitar të mbrojtur, që të mos dëshmojë kundër Ramush Haradinajt. Në komunikatën nga Gjykata e Hagës thuhet se në atë kohë, Haraçia ka qenë minister i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Vetë zoti Haraçia i ka mohuar akuzat dhe është treguar i gatshëm të dëshmojë për këtë në Hagë. Haraçia dhe Morina i kanë hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tyre nga Tribunali i Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi.(news24)
Shtuar më 14/05/2008, ora 04:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori