“Vjosa Park Kombëtar Tani”, Lëvizja Vetëvendosje nis aksionin për mbrojtjen e lumit (FOTO LAJM)

Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” është një apel për të mbrojtur lumin e fundit të madh të egër të Evropës. Kësaj thirrje i janë bashkuar edhe figura të njohura botërore, mes tyre edhe aktori Leonardo DiCaprio.

Ndërkohë në qytetin e Gjirokastrës, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shpalosur sloganin “Vjosa National Park Now”. Pritet që aksioni të zhvillohet edhe në qytete të tjera, si një mënyrë për të mbrojtur Vjosën.

Mbrojtja e lumit Vjosa është pjesë e fushatës “Ruaj Zemrën Blu të Evropës”, e cila synon të mbrojë lumenjtë me vlera natyrore veçanërisht të larta në Gadishullin Ballkanik, të cilët kërcënohen nga më shumë se 3,400 projekte hidroenergjetike.

Njoftimi i EcoAlbania

Gjirokastra i bashkohet aksionit “Vjosa Park Kombëtar Tani”.

Sot, aktivistë të Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Shqipëri me EcoAlbania dhe Green Albania shpalosën sloganin “Vjosa National Park Now” në sheshin tek Odeoni në qendrën historike Gjirokastër.

Ky është një aksion që do të pasohet me qytete të tjera, si një formë e rritjes së presionit për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe shpalljen e saj Park Kombëtar.

#VjosaNationalParkNow

 

 


Shtuar 4.04.2021 11:19