Gjykata e Apelit liron 3 gardistët
Gjykata e Apelit urdhëroi sot paradite lirimin nga qelia të 3 gardistëve Gazmend Ahmetaj, dhe Sadik Çela dhe Mark Nikolli Nënoficerët ishin nën masën e arrestit burg me 30 ditë pasi dyshoheshin se kanë gisht në vrasjen e 4 civilëve në demonstratën e dhunshme të 21 janarit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Gardisti Ahmetaj së bashku me kolegët e tij Sadik Çela dhe Mark Nikolli nuk pranuan akuzat dhe i kërkuan Gjykatës së Apelit shfuqizimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë të Tiranës për masën e sigurisë arrest me burg 30 ditë.
Shtuar më 02/03/2011, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori