Gjykata e Apelit lë në burg Albino Prudentinon
Pëlqej
Albino Prudentino
Albino Prudentino mbetet në burg. Ky ishte vendimi i marrë sot nga Gjykata e Apelit në Vlorë ndaj kreut të organizatës mafioze italiane “Sacra Corona Unita”. Gjykata e shkallës së parë kishte përcaktuar masën e arrestit me burg për mafiozin e arrestuar para pak ditësh në qytetin e Vlorës.

Në seancën e apelit është lënë në fuqi ky vendim duke hedhur poshtë kërkesën për revokimin e kësaj masë të sigurisë.

Prudentino u arrestua në 29 gusht 2010 në Shqipëri në qytetin e Vlorës, gjatë një operacioni të perbashket me policinë italiane nisur në Brindisi. (albeu.com)
Shtuar më 04/11/2010, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori