Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Gazmir Dacin
Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgimpërjetshëm shtetasin Gazmir Daci, në akuzën e vrasjes dhe me 4 vite burg ka dënuar të atin e tij, Xhelalin.

Gazmir Daci akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, Robertit, ndërsa i ati për fshehjen e armës së krimit.

Pasi kanë pranuar krimin, atë e bir përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i tyre ulet nga burgim i përjetshëm, në 35 vjet heqje lirie për Gazmirin dhe nga 6 në 4 vjet për të atin. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2016, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori