Gjykata Administrative, vijojnë debatet në Komisionin e Ligjeve
Komisioni i Ligjeve vazhdon shqyrtimin e projektligjit për "Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative". Mbledhja e sotme është shoqëruar me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në komision në lidhje me strukturat e Gjykatës Administrative.

Deputetët e PS-së kanë kërkuar që kolegji administrative të jetë trupë e posaçme në Gjykatën e Lartë ndërsa mazhoranca ka theksuar se struktura dhe përbërja e Gjykatës së Lartë nuk është objekt i këtij ligji.

Ndërkohë në mbledhjen e fundit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve u miratuan 8 nene të projektligjit për gjykatat administrative, por diskutimet u ndërprenë pasi palët kishin mendime të ndryshme për nenet e tjera. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 11:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori