Gjykanovic: Ambasadori ne kohen e duhur
Albeu.com
Marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën do të vendosen në një të ardhme të afërt, ndërsa më pas pason përcaktimi i modelit të përfaqësimit - ka deklaruar për mediat kryeministri i Malit të Zi Milo Gjykanoviç.“A do të jetë në nivel ambasadash, nëpërmjet institucionit të ambasadorit rezident apo jorezident, apo në ndonjë mënyrë tjetër, është çështje që duhet të përcaktohet... Mali i Zi nuk është Amerikë dhe nuk mund t’i ketë ambasadorët dhe konsujt gjithkund në botë. Pa dyshim rajoni është një prej prioriteteve tona, dhe Kosovës do t’i vijë radha – mirëpo duke vlerësuar se cilat i kemi prioritete të tanishme, në kontekst të integrimeve evropiane”-deklaroi Gjukanoviç në një intervistë për agjencinë Beta.

Kryeministri malazez ka thënë se nuk mund të “gjykojë” se kur të kërkojë Prishtina vendosjen e ambasadorit të saj në Mal të Zi, sepse kjo – sipas tij – “është çështje e kompetencave sovrane të një shteti”. Kryeministri malazez e ka përsëritur interesimin e Podgoricës zyrtare që, “malazezët në Kosovë të fitojnë tretman adekuat, të tillë çfarë e kanë shqiptarët në Mal të Zi” dhe që, “të përmirësohet kthimi i refugjatëve në pronat e tyre”.

“Më duket se porositë janë shkëmbyer nga të dyja palët, dhe se nuk ka ndonjë arsye për stagnim në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kosovës. Kur them normalizim, e kam parasysh se Kosova është shtet në krijim e sipër”, ka thënë Gjukanoviç. (start)
Shtuar më 02/02/2009, ora 16:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori