Gjuzi zbulon bisedën me Metën: Ilir jep dorëheqjen se nuk të nget njeri
Kreu i partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi kia treguar teksa mbante fjalën e tij në në Kuvend se gjatë një bisede me Presidentin Meta, i ka kërkuar këtij të fundit që të japë dorëheqjen.

Gjuzi ndër të tjera theksoi se Meta nuk e do Gjykatën Kushtetuese, pasi siç i ka kërkuar më herët mazhorancës, Meta duhej shkarkuar me kohë pasi Partia Konservatore e ka çuar në Kushtetuese më qershor 2017.

“Konservatorët tre vite më parë kishin të drejtë kur thanë që presidenti nuk duhet të jetë aty.

Por ju nuk e morët parasysh që presidenti në detyrë zoti Ilir Meta, se do t’i thoja edhe Shkëlqësi por nuk i them dot, më datën 8.06.2017 nga konservatorët është në Gjykatën Kushtetuese prandaj nuk e do Gjykatën Gjykushtetuese. Po ju a nuk keni përgjegjësi? Po po, ju të mazhorancës keni përgjegjësi. 24 mandate të intimidume, 4 këtu të rregullime, ca tentativa të tjera se nuk dua të nxjerr ndonjë sekret në lidhje me sekretarin e përgjithshëm të PS-së, zotin Taulant Balla, nuk du me e nxjerr nuk kam për ta nxjerrë. Duhet që të shkarkojmë presidentin e Republikës. Zoti Taulant Balla pse nuk e shkarkon, pse nuk e mbledh komisionin, pse e mban peng presidencën”?

Ilir të kam thënë në stadium në Elbasan jep dorëheqjen nuk të nget njeri, po s’dhe dorëheqjen problem i madh është. Shife si të vjen vërdallë tani kryeministri. Ka një problem kryeministri, do të kapë Gjykatën Kushtetuese, dakord, e ke kap”, deklaroi Gjuzi sot në Kuvend. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2019, ora 15:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori