Gjuzi takon naftëtarët, bën paralajmërimin e fortë: Do ta ndez nesër parlamentin!
Deputeti Kujtim Gjuzi ka takuar sot naftëtarët e Ballshit të cilët janë në grevë urie, prej ditësh duke kërkuar pagat e tyre të prapambetura.

Gjuzi ka shtrënguar duart një më një çdo banori që gjendej aty, pa "pyetur" për virusin. Ai ka premtuar se do të shkojë të takojë në spital edhe kreun e sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj, duke theksuar se Covid-19 është një gënjeshtër.

Gjuzi gjithashtu ka premtuar se do të ndezi nesër parlamentin, derisa të marrin ato pagat e prapambetura.

“Të gjthë ato që kanë vjedhur uzinën këtu një ditë drejtësia vonon por nuk harron. I urojmë shërim të shpejtë kryetarit të grevës. Do të shkoj ta takoj edhe me 200 të jetë, se Covid-19 është rrenë. Nesër do ta ndez paralmentin do të filloj që nga ora 10 e deri në fund, tu japin paret hajdutët që ua kanë marrë. Në momentin që ne do të kemi fuqi jo vetëm lekët që u kanë vjedhur këto 30 vite, do ti merrni.”-tha Gjuzi.
Shtuar më 25/10/2020, ora 12:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori