Gjuzi: Meta të kishte lënë postin që prej 2017
Deputeti Kujtim Gjuzi gjatë fjalës së tij në seancën plenare ku po diskutohet shkarkimi i presidentit Meta, është shprehur se Meta duhet të kishte lënë postin që prej 2017, kur u kap në Skrapar teksa zhvillonte fushatë elektorale.

“Presidenti i Republikës duhet të linte mandatin më 2017 kur ishte në Berat. Ju po tentoni t’i jepni një fletë-rrufe. Duhet ta bënit që atëherë, por e mbajtët për interesat e juaja. Presidentit Meta i bëj ftesë. Zoti Meta, jepe dorëheqjen tani. Krahina e Skraparit prodhoi te një person i vetëm tre poste të mëdha. Rama rrotullohet te fjalët, dhe nuk kthen përgjigje pse nuk u ngrit Gjykata Kushtetuese se ajo ia heq mandatin presidentit ose kur të hiqet. Unë kam edhe tjetër shqetësim, për atë se çfarë zgjedhjesh do të mbahen , kur në 29 bashki të vendit nuk ka kundër0kandidat. Këto mund të jenë vetëm zgjedhje moniste, asgjë tjetër”, tha Gjuzi.

Shtuar më 13/06/2019, ora 13:29
Tage: mandatin
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori