Gjuzi kundërshton financimin e partive: Hanë dreka-darka me paratë e shqiptarëve
Deputeti Kujtim Gjuzi në seancën e sotme plenare doli kundra financimit nga buxheti i shtetit të partiveopozitës, të cilat braktisën Kuvendin. Për më tepër Gjuzi kritikoi mospraninë e ministrave të mazhorancës në seancë.

“Partitë që braktisën parlamentin, KQZ i trajton ato me ndihmë financiare, parti që braktisën Kuvendin, që kërkuan të futen me forcë në Kuvend, por falë opozitës së përgjegjshme këtu Kuvendi vijoi punimet”.

“Sa i përket financimit të partive ka një ligj, financimi bëhet për ato subjekte politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet paraardhëse”, replikoi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ndërkohë Gjuzi shtoi:“Kam kërkuar interpelancë me Ministren e Infrastrukturës, nuk e shoh as në këtë seancë e mëparshme dhe as në seancën e kaluar. Nuk kanë arsye ministrat të mos vijnë këtu në momentin që hanë dreka-darka me paratë e taksapaguesve shqiptarë. PS është partia që ka pjellë ato partitë e tjera që Kuvendin e lanë bosh”.
Shtuar më 03/12/2020, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori